Borussia Dortmund do yllin e Chelseas, Thomas Tuchel thotë fjalën e fundit

Chelsea është mbushur me sulmues dhe të paktën një prej tyre mund të largohet në këto ditë të mbetura të merkatos, teksa huazimi është formula e vetme e mundshme.

Callum Hudson-Odoi është i vetmi që ka ofertë të arsyeshme për momentin. Sky Sport në Britani bën me dije se Borussia Dortmund e ka kërkuar në huazim anglezin dhe klubet janë në negociata.

Gjithsesi, do jetë trajneri Thomas Tuchel që do thotë fjalën e fundit. Nëse ai jep miratimin për ta huazuar të riun, Borussia do mund të buzëqeshte dhe ta aktivizonte më shumë seç do ketë mundësi në Londër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu