Bosnjë-Hercegovina nis hapjen, hiqet ora policore

Në Bosnjë – Hercegovinë prej dje është hequr ora policore. Kjo masë ishte aplikuar nga 21 marsi si pjesë e masave të jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ora policore ishte nga ora 20:00 deri në ora 05:00, por tani shtabi federal për mbrojtje civile ka sjellë vendimin për heqjen e saj.

Me masat e reja, fëmijëve dhe të moshuarve u lejohet që të lëvizin tre ditë në javë.

Të moshuarit mbi 65 vjet mund të dalin tre herë në javë (e hënë, e mërkurë dhe e premte) nga ora 09 deri në ora 13.

Ndërsa të rinjtë deri në 18 vjet lejohet të dalin të martën, enjten dhe të shtunën nga ora 14 – 20.

Në Bosnjë Hercegovinë janë ndërmarrë edhe një numër i madh i masave të tjera që lejojnë hapjen e disa kategorive të bizneseve. Nga maji janë paralajmëruara masa të tjera lehtësuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu