“Bota do të tronditet”, Eksperti zbardh skenarët e frikshëm, kjo do të ndodhë shumë shpejt me Ukrainën

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se Rusia do të kërkojë që lufta në Ukrainë të përmbyllet me ndarjen e këtij shteti.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shala u shpreh se tanimë Ukraina nuk mund të pushtohet, pasi vazhdimisht po furnizohet me armë nga shtetet e NATO-s.

Sipas tij, Rusia po e përdor termin “luftë bërthamore” për të ulur SHBA-në në tavolinën e bisedimeve.

“Tentativa që ta përdorë si presion politik, ushtarak, termin luftë bërthamore, Rusia po tenton që ta ulë SHBA-në në tavolinën e bisedimeve. SHBA nuk ka ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Rusia po tenton ta bindë SHBA-në që mos ta mbështesë Ukrainën në luftë.”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu