Bota drejt luftës, Trump bën gati vendimin që do të tërbonte Rusinë

Nje dite pasi mediat britanike publikuan nje raport te frikshem qe tregonte se Rusia po pergatitej per nje lufte te shkurter te trete boterore, Presidenti i SHBA, Donald Trump po merr ne konsiderate marrjen e nje vendimi për të dëbuar të paktën 20 diplomatë rusë nga Amerika.

Kjo si një kundërpërgjigje ndaj helmimit të ish-spiunit rus në Britani, kanë raportuar mediat e huaja.

Sipas burimeve vendimi mund të merret sot dhe mund të varet nga lëvizjet e aleatëve evropianë.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripa dhe vajza e tij Yulia, ishin gjetur pa ndjenja më 4 mars dhe vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.
Zyrtarët britanikë thonë se “ka gjasa të mëdha” që Moska qëndron pas këtij sulmi, qëndrim të cilin e ka shprehur edhe Bashkimi Evropian.

Londra ka dëbuar 23 diplomatë rusë në përgjigje të helmimit. Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe është kundërpërgjigjur duke dëbuar 23 diplomatë britanikë nga Rusia.

Mediat kanë raportuar se Moska pritet që të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë, nëse SHBA-ja dëbon diplomatët.

Çdo lëvizje e SHBA-së do të ishte në kundërthënie të dëshirës së shprehur të Trumpit për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu