Botimi i librave të prof. Justin A. McCarthy/ Ja pse historianët tanë e quajnë ngjarje…

…sepse është një ekspertizë e re, një optikë e re, një qasje interesante historike e një periudhe mjaft të trazuar dhe dramatike, fundit të Perandorisë Osmane, ku shqiptarët, si aktorët e kësaj drame të madhe, e pësuan më keq se gjithë të tjerët

Justin A. McCarthy (i lindur më 19 tetor 1945) është demograf, historian amerikan, profesor i historisë në Universitetin e Louisville, në Louisville, Kentucky.

Në vitet 1967-1969 ka shërbyer në Korpusin e Paqes në Turqi, ku mësoi në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme dhe Universitetin e Ankarasë. Në vitin 1978 mori doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos. Mban një doktoratë nderi nga Universiteti Boğaziçi, Turqi, si dhe është anëtar i bordit të Institutit të Studimeve Turke dhe Qendrës për Studime Euro-aziatike.

Justin A. McCarthy ka ardhur në Shqipëri me rastin e promovimit të librit të tij “Vdekje dhe Dëbim. Spastrimi etnik i myslimaneve osmanë 1821 – 1922” nga Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR). Më pas po nga ky fondacion janë botuar edhe dy libra të tjerë të tij, “Historia e popullsisë së Lindjes së Mesme dhe Ballkanit” dhe “Popujt Osmanë dhe fundi i Perandorisë”.

Studimet e tij, me një këndvështrim interesant, janë përqendruar në ekspertizën historike të fundit të Perandorisë Osmane. Është kjo arsyeja që Fondacioni Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), nën drejtimin e teologut të njohur Mehdi Gurra, ka përzgjedhur dhe është kujdesur për përkthimin dhe botimin e tre librave të prof. Mc Carthy-t në shqip.

Të tre librat e prof. Mc Carthy-t, që duket se janë pjesë e një të tëre, kanë rëndësi të madhe për studimin e popullsisë shqiptare në Ballkan në një periudhë historike mjaft të trazuar, siç ishte fundi i Perandorisë Osmane. Ato përmbajnë material faktik të koncentruar me komente që nuk lenë vend për diskutim.

Për librat e Prof. Justin McCarthy kanë dhënë vlerësime dhe refleksionet e tyre edhe akademikët e mirënjohur, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe Prof. Dr. Marenglen Verli, të cilët e kanë konsideruar botimin e tyre si një ngjarje për historiografinë, që sjell një vështrim, një qasje, një optikë të re dhe një informacion të ri shumë të vlefshëm.

Materialet dokumentare bibliografike jashtëzakonisht të pasura, të hedhura në librat e prof. McCarthy-t, në një pjesë të mirë të tyre, janë të panjohura ose pak të njohura për studiuesit dhe lexuesit shqiptarë. Por ajo që është më e rëndësishmja është se, interpretimet, deduksionet dhe konkluzionet e ngjarjeve dhe fakteve, të ardhura nga një amerikan me vështrim më të distancuar, larg zonës së ngjarjeve dhe ndikimeve nacionaliste, i bën ato bindëse, logjikftohta dhe të pakundërshtueshme. Ai me fakte të reja iu jep përgjigje disa pyetjeve që janë shtruar, por nuk kanë marrë përgjigjen e duhur ose që nuk janë shtruar kurrë parë, pasi nuk kanë qenë të njohura.

Duke folur thjesht për Ballkanin për vendet tona, duke lënë mënjanë historiografinë shqiptare që është pak e re, historiografia e ka parë Perandorinë Osmane si perandoria e së keqes, zullumeve, vrasjeve, dëbimeve, shpërnguljeve dhe deportimeve masive të popullsive dhe nuk ka parë anën tjetër, për të cilën, në promovimin e një prej librave të tij në Tiranë, më 5 tetor 2015 prof. Mc Carthy është shprehur:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu