“Propozim rendin e ditës e vë në votim. Kush është për? Procedurale, procedurale, Bllagica procedurale! Nuk mundet kështu Bllagica, procedurale! Procedurale para se të miratoni rendin e ditës, nuk mundeni kështu ta shkelni rregulloren!”.
Seancat e komisionit për politikë sociale vazhdojnë të jenë mollë sherri mes partive politike veçanërisht atyre maqedonase në Kuvend, pasi në çdo seancë, LSDM tenton të vendosë në rend dite propozim ligjin për të drejtat e “Branitellave”. Megjithatë, si në seancat e tjera, ashtu edhe sot, kryesuesja e komisionit nuk lejoi një gjë të tillë.
“Kërkoj të shtoj rendin e ditës me pikë të re, me propozim ligj për ndryshime ligjore për të drejtat e posaçme për “Branitellat”, për të drejtat e forcave të sigurisë të RMV-së dhe anëtarëve të familjeve të tyre, të dorëzuara nga Sllavjanka Petrovska dhe Jovana Trençevska”, tha Jovana Trençevska – LSDM.
“Pse nuk e vendos atë zgjidhje ligjore? Ja ky është vendimi i kryetarit të Kuvendit i cili më përcaktoi mua e unë nuk jam kryetare e komisionit”, u shpreh Bllagica Llasovska – Kryesuese e komisionit.
Përpos që nuk u pranua kjo kërkesë e LSDM-së, komisioni madje nuk debatoi as për propozim ligjin për të ndihmuar të lënduarit dhe familjet e viktimave nga tragjedia në Koçan, e cila ishte pika e 12të, respektivisht e fundit. Kur arriti te kjo pikë, kryesuesja e mbylli seancën.
“Fare nuk e kemi të qartë si dhe pse provojnë me akrobacione të tilla të shkeljeve të rregullores, fare të mos vijë në rend dite kjo pikë e komisionit dhe me këtë të mos mund të vazhdojë më tej debati në Kuvend”, tha Oliver Spasovski – LSDM. /Aalsat.mk