Bregu mund të jetë e para shqiptare që fiton këtë post të rëndësishëm

Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu reagoi në lidhje me lajmin që doli për detyrën e re të rëndësishme që ajo mund të marrë.

Bëhet fjalë për një aplikim që ajo ka bërë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një pozicion që varet nga qeveria dhe nëse e fiton do të jetë e para shqiptare që do të marrë këtë post të rëndësishëm.

“Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal. E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar. Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor.

Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare. E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon“, Sqaron Bregu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu