Brenda suitës luksoze të Ronaldos në Arabinë Suadite (FOTO)

Transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje dimërore deri tani është padyshim ai i Kristiano Ronaldos te arabët e Al Nassr, me portugezin që do të përfitojë një pagë faraonike prej 500 milionë eurosh në harkun e dy sezoneve e gjysmë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u prezantua me bujë në Arabinë Saudite, ku është zhvendosur bashkë me familjen dhe stafin e ngushtë të shërbimit, teksa në pritje për të gjetur një rezidencë, është vendosur në hotelin luksoz “Katër Stinët”, në Rijadh.

Së fundi mediat kanë publikuar edhe foto nga suita ku portugezi po kalon ditët e tij të para në Arabinë Saudite, teksa hapësira dhe luksi janë të jashtëzakonshme.

Ronaldo nuk ka debutuar ende për klubin arab, pasi Al Nassr duhet të largojë fillimisht një futbollist të huaj, që më pas të federojë portugezin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu