Britania e Madhe paralajmëron: Nëse SHBA nuk shtyn afatin, ne do të ikim më 31 gusht. Jo të gjithë do të largohen nga Afganistani

Britania e Madhe paralajmëron se jo të gjithë mund të evakuohen dhe largohen nga Afganistani. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace thotë se është në dorë të SHBA nëse kërkon të zgjasë ose jo afatin e evakuimit.

Nëse nuk ndodh, Wallace siguron se Britania e Madhe do të tërheqë gjithë trupat nga Kabuli më 31 gusht.

“Ne kemi nxjerrë 2,000 njerëz në 24 orët e fundit dhe 10,000 që nga prilli. Fokusi ynë është të nxjerrim sa më shumë njerëz jashtë. Por shkalla e sfidës do të thotë që jo të gjithë do të largohen. Ne po i japim përparësi njerëzve. Por shkalla e sfidës do të thotë që jo të gjithë do të largohen. Ne po i japim përparësi pamëshirshme njerëzve. Ne duam të qëndrojmë më gjatë [se 31 gusht] nëse është e mundur ta bëjmë këtë. Nëse Amerika merr një vendim që nuk dëshiron ta zgjasë, atëherë ne do të jemi jashtë deri më 31 gusht.’’– tha Wallace.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu