Kosova ka arritur Memorandum Mirëkuptimi me Mbretërinë e Bashkuar e cila do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut me Serbinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Avdullah Hoti, përmes një njoftimi në Facebook. Ai ka thënë se memorandumi është nënshkruar me ambasadorin Nicholas Abbott.
Ky është postimi i plotë i Hotit:
“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja.
Ende nuk ka datë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Brukseli thuhet se takimi i radhës i nivelit të lartë do të thirret sa më shpejtë që të krijohen kushtet, ndërsa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.”









