Brnabiç flet pas deklaratës së Escobar: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu është i kotë

“Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu mes Kosovës e Serbisë është i kotë”, kështu shprehet kryeministja e Serbisë, Ana Brnabiç, një ditë pas deklaratës së të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Sipas Escobar Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit dhe duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj.

Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, deklaroi Brnabiç, e cila ndër të tjera nuk shpreh optimizëm se do të ketë rezultate konkrete në takimin e 18 gushtit në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu