Fjalimi i Artan Grubit të BDI-së, ua ka futur drithërimat mediave serbe.
Artan Grubi sonte gjatë konventës promovuese së BDI-së, në sallën Borirs Trajkovski në Shkup e filloi fjalimin e tij me brohoritjet UÇK, UÇK, UÇK, me të cilën ndezi gjithë simpatizantët dhe militantët e BDI-së që ishin në sallë.
Lajmi i publikuar në TetovaSot ka bërë bujë në mediat e vendit por edhe ato të rajonit, përfshirë këtu edhe mediat serbe të cilat i kanë quajtur skandal brohoritjet e Artan Grubit.
Mediat serbe, si Tanjug, B92, Blic dhe shumë media tjera online, e kanë quajtur si skandal dhe provokim brohoritjet e Artan Grubit të BDI-së./TetovaSot.









