Brukseli i çon “selam” Shkupit, ja reagimi më i ri

Nova Tv bën të ditur se kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të sjellë porosi të fuqishme për kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Sipas këtij televizioni, porosia e BE-së është se ajo ka nevojë për një Maqedoni me një qeveri stabile që do të mund të luftojë me të gjitha sfidat, ndër të cilat edhe kriza e refugjatëve.

Gjithashtu, burimet për këtë televizion thonë se ka rrezik për stabilitetin në Maqedoni, kurse vendi ka nevojë për pajtim të përgjithshëm për reforma.

Përndryshe, Donald Tusk do të vizitojë javën e ardhshme, Slloveninë, Bullgarinë dhe Greqinë, për të folur për krizën e refugjatëve dhe shtegun ballkanik.

Vizita në Maqedoni nuk ishte e paraparë, por kriza politike ka bërë që Tusk të udhëtojë për në Shkup të hënën që vjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu