Brukseli godet Vuçiçin: Si mund ta quan “vëlla” Xi Jinping-un

Në një rezolutë ku PE ku thuhet se Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova po shkojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke zbatuar reformat e nevojshme, Serbia u veçua me nota kritike.

U tha se Serbia ishte prapa në drejtim të reformave të nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe shprehu shqetësim në lidhje me rritjen e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në këtë vend.

Parlamenti “shqetësohet për mungesën e progresit në shumë fusha të axhendës së reformave të Serbisë dhe faktin që ka pasur edhe një prapambetje në çështjet thelbësore për pranimin në BE,” tha rezoluta e PE mbi raportet e Komisionit Evropian 2019 dhe 2020 mbi Serbinë.

Eurodeputetët i bënë thirrje KE të “ndryshojë metodologjinë e saj të raportimit për të marrë parasysh pengesat e rëndësishme dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë Serbisë”.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe “respektimi i vërtetë i të drejtave themelore” u theksuan si më të rëndësishmet për përshpejtimin e negociatave të pranimit.

Pavarësisht nga fakti që BE është partneri kryesor tregtar i Serbisë dhe donatori më i madh i ndihmës, Serbia “i kushton një vëmendje disproporcionale vendeve të treta”, tha rezoluta e PE.

Në këtë kontekst, u theksuan ndikimet e Rusisë dhe Kinës, udhëheqësi i të cilit Xi Jinping u quajt “vëlla” nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç në fillim të krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit Corona, duke thënë se solidariteti evropian ishte një “përrallë” .

Parlamenti është “i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës në Serbi dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe mungesën e transparencës dhe vlerësimit të ndikimit të investimeve dhe huave kineze në mjedis dhe shoqëri”, tha rezoluta.

Ata janë gjithashtu të shqetësuar për “bashkëpunimin e ngushtë politik dhe ushtarak të Serbisë me Rusinë, duke përfshirë praninë e vazhdueshme të aftësive ajrore ruse në Nish”.

Parlamenti Evropian u bëri thirrje autoriteteve serbe të “vazhdojnë përpjekjet e tyre për të eleminuar trashëgiminë e ish-shërbimit sekret komunist”.

Kjo duhet të arrihet duke hapur dosjet e shërbimeve sekrete komuniste, të cilat do të jenë një “hap drejt demokratizimit të Serbisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu