Ish ambasadori i NATO-s Nano Ruzhin, e ka cilësuar presidentin Ivanov si faktor i destabilizimit në Maqedoni. Ky koment ka ardhur pas letrës së Ivanovit dhe në SHBA, BE, NATO si dhe në Turqi, ku ankohet për Platformën Shqiptare dhe ndërhyrjen e Shqipërisë në punët e brendshme të Maqedonisë.
“Kriza në vend me kohëzgjatjen e saj, i tejkalon kufinjtë e Maqedonisë dhe shton një krizë sigurie. Është e kuptueshme që Komuniteti Ndërkombëtar reagoi në mënyrë i cili mund të krahasohet me atë të 2001-it.
Krizën e krijuan politikanët e VMRO-DPMNE-së me spinimin e elementeve nga marrëdhëniet ndërkombëtare duke margjinalizuar problemet me krimet dhe falsifikimet të cilat ishin lëndë e Prokurorisë Speciale Publike. Reagimi gjithëpërfshirës i KN mund të emërohet vetëm me një emër dhe ai është Gjorge Ivanov”, tha Ruzhin për “Plusinfo.”
“Të gjithë ambasadorët e huaj dhe përfaqësuesja e lartë e UE për punë të jashtme, Federika Mogerini, qartazi tha se mandati duhet ti jepet liderit të LSDM¬-së, Zoran Zaev, i cili ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për formim të qeverisë.
Politikën e ulët e Ivanovin, perëndimi nuk e pranon. Jam i sigurtë se do ti rikujtohet se në çfarë rrezik të madh e ka futur shtetin.
Nga burimet diplomatike në Bruksel, jam i informuar se Gjorge Ivanov është shpallur si faktor për destabilizimin e Republikës së Maqedonisë.
Për këtë them se ai po hyn në një lojë e cila është shumë e rrezikshme, dhe një ditë kur të qetësohet situata, nga ai do të kërkohet përgjegjësi për këtë”, ka përfunduar Ruzhin. /albeu