“Brushed Up”, trendi i ri i vetullave që provoi edhe Hailey Bieber

Ndërsa në të kaluarën as që dëshironit t’i mbanit në mend fotot që i kishit bërë vetullave tuaja, tani trendet kanë ndryshuar shumë. Vetullat tani zënë një vend të rëndësishëm në rutinën tonë të kujdesit. Ka shumë trajtime dhe ju mund të zgjidhni atë që ju pëlqen.

Vetullat me push janë “të nxehta” këtë vit dhe sigurisht, të famshmit e dinë këtë. Hailey Bieber ka postuar një foto që na ka bërë të qëndrojmë në vetullat e saj. Shohim që janë krehur. Të kombinuara me shkëlqimin dhe fytyrën e thjeshtë pa grim veror, ato janë shumë mbresëlënëse.

Laminimi i vetullave është një procedurë e specializuar që do t’ju japë një rezultat gjysmë të përhershëm. Nëse dëshironi ta provoni vetëm në shtëpi, mund ta bëni me 3 produkte.

Me pak laps, një krehër vetullash dhe një rimel do ta arrini shumë lehtë. Plotësoni boshllëqet me laps, më pas me krehër i krehni lart dhe me rimelin e vetullave mund të jepni ngjyrë dhe drejtim lart.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu