Buffon tregon arsyen pse zgjodhi Parman dhe zbulon ëndrrën për të ardhmen

Gianluigi Buffon është njëri nga portierët më të mirë në histori të futbollit. Legjenda italiane është rikthyer te Parma këtë verë pas 20 viteve të kaluara në Juventus e për një edicion edhe te PSG.

43-vjeçari ndihet ende në formë, teksa ka zbuluar edhe arsyen pse vendosi t’i bashkohet Parmas.

Buffon ka thënë se ndihet ende i rëndësishëm dhe vendosi të rikthehet te Parma për ta dhënë kontributin e tij tek kjo skuadër.

“Luaj sepse ndihem mirë. Ndihem akoma një portier i mirë dhe mendoj se jam akoma i vlefshëm për shokët e skuadrës. Prandaj zgjodha të kthehem te Parma, sepse e dija që do të sillja vlera dhe emocione”

“Parma ishte zgjedhja më e mirë, për të vazhduar kontributin tim në nivel të lartë”, deklaroi legjenda italiane.

Tutje Buffon tha se ëndrra e tij e madhe është që një dit ta drejtoj një Kombëtare, pasi kjo gjë i pëlqen më shumë se të jetë trajner i ndonjë ekipi.

“Të jem trajneri i një skuadre kombëtare më pëlqen më shumë se tekniku i një skuadre. Në çdo vend të botës, ndoshta në Australi”, tha Buffon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu