Bugajski: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus

“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”. Kështu ka shkruar eksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA) me seli në Uashington, Janusz Bugajski.

Komenti i tij ndërlidhet me ndalimin e më pas dëbimin e Daria Aslamova, shtetases ruse, e cila dyshohet e punon për shërbimin inteligjent ushtarak të Federatës Ruse, nën petkun e gazetares.

Komenti i tij pason atë të Daniel Smith, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, politikave të sigurisë në Ukrainë dhe Ballkanin perëndimor.

Smith ka shkruar se spiunia ruse nga Shërbimi Ushtarak i Rusisë-GRU, Daria Aslamova, është ndaluar në Kosovë, vetëm një javë pas vendosjes së barrikadave grupet kriminale serbe në veri të Kosovës dhe sulmit të tyre mbi Policinë e Kosovës.

Për ndalimin e Daria Aslamova, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili një ditë më pas ka njoftuar se njëjta është kthyer prapa drejt territorit të Serbisë, kurse me vendim të tij,të njëjtës i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu