Bujar Osmani: Ligji mund të plotësohet por nuk do të ngushtohet në asnjë shkronjë (FOTO)

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me spekulimet për propozim-ligjin dërguar LSDM-së ditë më parë.

Ai thotë se propozim ligji mund të plotësohet por nuk do të ngushtohet në asnjë shkronjë.

“Në lidhje me spekulimet mediatike dhe brifingjet se propozim ligji i jonë për gjuhën del jashtë kornizës së kushtetutës dua fillimisht ti demantoj dhe të theksoj edhe njëherë se propozimi është krejtësisht në kuadër të kushtetutës aktuale dhe si i tillë është i panegociueshëm. Ai mund të plotësohet por jo edhe të ngushtohet në asnjë shkronjë” ka shkruar Osmani.

BDI i ka dorëzuar dje LSDM-së draft/ligjin për formimin e qeverisë, i cili është punuar edhe me ndihmë të disa ekspertëve të të drejtës kushtetuese./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu