Zëvendës kryeministri Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me protestën “Marshi për Demokraci” të koalicionit ASH-AAA. Në një status në rrjetin social Facebook ai ka shkruar se ‘është turp dhe marrëzi të protestosh ndaj popullit që s’të ka votuar’, shkruan InfoShqip
Në vazhdim postimi i plotë:
“Nëse ske TURP, bëj çka të duash! Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse stë ka votuar është marrëzi!”, ka shkruar Osmani në faqen e tij në Facebook.










