Bukëpjekësi shqiptar impresionon kroatët me çmimin e lirë të bukës

Bukëpjekësi shqiptar Lulëzim Qenaj ka vendosur t’i gëzojë qytetarët në Kroaci duke e ulur çmimin e bukës së bardhë në 60 centë, nga 1.60 centë sa sillet mesatarja e bukës së bardhë në këtë vend, raporton “Novi List”.

Iniciativën Qenaj e ka marrë me rastin e 25-vjetorit të punës.

Qenaj është pronar i zinxhirit të furrave “Arena”. Ai ka vendosur ta shesë bukën me çmim të përballueshëm. Aksioni i bukëpjekësit shqiptar do të nisë më 15 mars e do të zgjasë deri më 31 mars.

Qenaj kishte ulur çmimin e bukës edhe në nëntor.

“Nuk e kam të vështirë se e di që njerëzit nuk kanë. Më vjen mirë që ua lehtësoj jetën”, ka thënë Qenaj, që në Rijekë ndryshe njihet si “bukëpjekësi me zemër të madhe”.

Bukëpjekësi i njohur me vjet dhuron bukë e produkte tjera për njerëzit me kushte të vështira financiare. Ai njihet edhe për aksione humanitare. Ai ndihmoi zonat e prekura nga tërmeti në Petrinja, ku shpërndante bukë me furgon. Po ashtu të njëjtin bëri edhe pas përmbytjeve në Sllavoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu