Bullgari, Radev prezanton qeverinë e re teknike

Duke ua uruar qeverinë e re teknike në Sofje njëzet anëtarëve të saj, Presidenti Rumen Radev theksoi se para tyre është detyrë e vështirë të udhëheqin me vendin në kushte të krizës serioze në vend dhe në botë.

“Keni për detyrë të udhëhiqni në kushte të krizës së thellë, pa mbështetjen e Parlamentit funksional dhe në korniza të ligjdhënies aktuale e cila gjithnjë e më shpesh i nënshtrohet provimit nga dinamika e ngjarjeve. Rreziku që lufta të përfshijë territore të reja është real dhe prioriteti i parë për qeverinë e re bullgare është të parandalojë përfshirjen e Sofjes në konflikt.” – deklaroi Rumen Radev, presidenti Bullgar.

Kryeministri i ri teknik ka qenë ëshilltar në kabinetin e Radevit dhe ishministër i punës.

“Nga kolegët zv/kryeministra dhe ministra pres 100% punë, organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të ndershme, vendosjen e besimit në mes institucioneve të cilat e përfaqësojnë shtetin, kërkim të daljes nga të gjitha krizat, ulje të tensioneve politike.” – tha Gollob Donev, kryeministër teknik.

Temën “Maqedonia e Veriut” gjatë dy viteve të fundit pothuajse çdo ditë e pranishme në debatin politik në Sofje, e ka përmendur vetëm Kryeministri i deritanishëm Kiril Petkov, në mesazhin për qytetarët të mos lejojnë kthim të strukturave të vjetra politike, qëllimi i të cilave është vjedhja e parave të popullit.

Për Kalin e Trojës në qeveri, Sllavi Trifonov , nuk dëshiroj as të flas sepse besoj se tashmë është pjesë e historisë. Derisa këndonte për Maqedoninë, tërhiqte miliarda pa kontroll. Mos lejoni më politikanë të tillë, kërkoni më shumë. Bullgaria mund të bëjë më shumë.” – tha Kiril Petkov.

Petkovi theksoi se në vend të Bullgarisë apokaliptike, kabinetit të ri po i dorëzojnë një Bullgari stabile, me disa projekte të mëdha korruptive të zbuluara dhe me mekanizma të reja për parandalimin e korrupsionit në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu