Bullgaria paralajmëron veto ndaj Serbisë në BE, reagon Beogradi

Rumen Radev, presidenti i Bullgarisë, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të rishqyrtojë mbështetjen për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian për shkak të trajtimit të Beogradit ndaj pakicës bullgare të vendit.

Më tej Radev ka treguar edhe kushtet që do të ndikojnë në vendim.

“Kriteri kryesor sipas të cilit do të gjykojmë dhe mbështesim përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor është pikërisht pozita e bashkatdhetarëve tanë në çdo vend, kushtet për zhvillimin ekonomik dhe social dhe mbi të gjitha aftësia e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën dhe kujtimin historik”, ka shpjeguar Radev.

Ndërkaq, në Serbi të menjëhershme kanë qenë reagimet ndaj kësaj deklarate të bullgarit.

“Kjo është një përgjigje ndaj kritikave të Beogradit për votën e Sofjes. Historia përsëritet, se gjithmonë ka një anëtar të BE-së që mund të shantazhojë”, ka pretenduar analisti serb i politikës së jashtme Boshko Jakshic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu