Burimet: Misioni i NATO-s në Afganistan ka mbaruar

NATO ka përfunduar misionin e saj ushtarak në Afganistan pas gati dy dekadash, ka mësuar agjencia gjermane dpa nga disa burime diplomatike dhe ushtarake.

Forcat e huaja ende në vend, SHBA dhe Turqia, pas largimit të shumicës së trupave të NATO-s, janë vetëm nën kontrollin e zinxhirëve të tyre komandues, thanë burimet.

Kjo do të thotë që misioni më i përgjakshëm ushtarak në historinë e aleancës po mbaron.

Vendimi për të mos njoftuar zyrtarisht përfundimin e misionit ushtarak lidhet me faktin se plani operativ është ende në fuqi, shpjegon dpa. Uashingtoni atëherë nisi klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s për herë të parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu