Burri me 9 fëmijë mëson se ishte steril pas 35 vitesh martesë

Një profesori në Marok që kujtonte se ishte baba i 9 fëmijëve i është “përmbysur” bota, kur gjatë një vizite tek mjeku mësoi se kishte qenë steril që në lindje.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Sidi Slimane të Marokut, raporton “Hurriyet”, duke cituar median lokale.

Burri, identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ishte i martuar prej 35 vitesh dhe kujtonte se kishte 9 fëmijë.

Mjeku i tha se në testikulin e djathë kishte një cist dhe si pasojë ishte e pamundur që të kishte fëmijë. Ai i tha se ky cist mund të hiqej dhe se në të ardhmen edhe mund të kishte fëmijë, por kjo nuk ishte ngushëllim për 50-vjeçarin, i cili në këtë mënyrë zbuloi tradhtinë e bashkëshortes.

I tronditur thellë, burri pa diskutuar me të shoqen i është drejtuar menjëherë gjykatës për të nisur procedurat e divorcit.

Sipas medias vendase marokeni dhe avokati i tij ka kërkuar që fëmijëve t’u bëhej testi i ADN-së, nga ku rezultoi se asnjë prej tyre nuk ishte i tiji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu