Bushati: Do ta ndihmojmë Maqedoninë drejtë integrimit në NATO

Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në pritjen e homologut të tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se shtetin mik do ta ndihmojnë në rrugën e integrimit në NATO. Ai në takimin në Tiranë tha se plani i qeverisë së Maqedonisë 3-6-9 do të jetë çelësi i zhbllokimit të proceseve për në NATO dhe BE.

Dimitrov tha se së shpejti do të merren hapat konkrete për korridorin 8-të, që për veç se do t’i lidh dy popujt, do të krijoj kushte infrastrukturore për tregti . Sipas Ministrit të jashtëm, tregtia e ndërsjellë vitin e kaluar mes dy shteteve ka arritur 100 milion euro, ndërsa Maqedonia me shtetet tjera fqinje ka arritur 6 fishin e kësaj vlere. Por, ligji i gjuhës shqipe nuk mund të jetë pengesë e fqinjësisë së mirë, për shkak se sipas Dimitrovit po veprohet me hapa të shpejt në përputhje kushtetuese.

Dy qeveritë do të zhvillojnë takimin e parë në vjeshtë të këtij viti në Pogradec, për të jetësuar projektet që janë marrë vesh në Samitin e Triestes. Ministri Bushati thotë se për Maqedoninë është e rëndësishme të arrihet barazia ndërmjet komunitetit maqedonas dhe shqiptar, për të reflektuar në miqësinë me shtetin shqiptar dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu