Bushati thumbon Metën: Berisha në 2009 negocioi pa e marrë fare Plotfuqishmërinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka folur edhe për plotfuqishmërinë që ka këkruar nga Meta.

Ai ka tregur se Meta i ka kërkuar cdo informacion në lidhje me negociatat me Greqinë, por sqaroi se trupa e negociatorëve do bëhet publike pasi kreu i shtetit të japë autorizimin për çeljen e negociatave me fqinjin jugor, më pas tha Bushati, ai si ministër i Jashtëm lëshon Plotfuqishmërinë.

Sa i takon konsultave të Metës me ish-presidentët, Bushati e thumboi atë kur i përmendi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij në 2009″>2009 nuk ka kërkuar autorizim nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi dhe konkludoi me një marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si cenim i sovranitetit territorial.

“Vlerësoj konsultat e Metës me presidentët e mëparshëm. Është një proces i shëndetshëm… sidomos konsulta me Sali Berishën i cili në 2009″>2009 as e kishte marrë Plotfuqishmërinë e presidentit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu