Buzhala e ofendon rëndë Ramën për fotografinë me ronaldon, shqiptarët i quan lopë, të mjerë dhe zhelana

Berat Buzhala thotë se fotografia e kryeministrit Edi Rama ishte e shëmtuarm, e pashpirt dhe qesharake.

Ai kritikon shefin e qeverisë duke thënë se me atë fotografi duket sikur e konsideronte popullin lopë dhe të mjerë.

Më poshtë komenti i plotë:

“Ka shku ne Itali me e bo nje foto me Ronaldon, duke abuzu me poziten e tij politike. Kryeministri i shtetit me te varfer ne Evrope shkon ne Itali, me e taku njanen prej ikonave te futbollit boteror.

Dhe kete takim e ilustron ne Facebook, sikur me deshte me iu thane shqiptareve: A po e shihni oj lopte e mia se sa i zoti jam une? A po e shihni o zhelana cfare Kryeministri te jashtezakonshem keni?

O te mjere, ju nuk me meritoni mua, sepse une e takoj cdo njeri ne kete planet, kurse ju nuk keni buke me e mbushe stomakun.

Pra, miq, ky eshte nenteksti i kesaj fotoje. Sikur Ronaldo te kishte qene per vizite zyrtare ne Shqiperi, hajde me 1000 dreqen, Kryeministri i atij vendi mundet me e taku, se nuk ka ku shkon pertej shtetit te vet.

Mirepo, me shku ne Itali, me e keqyr nje derbi, me e realizu nje foto me yllin e futbollit, me e plasu ne faqen e tij ne Facebook, kjo eshte aq e shemtume, aq e pashpirte, sa eshte ngapak edhe qesharake.

Ed, une i kisha lepi buzet nga xhelozia nese ti e kishe taku Ronaldon, a e kishe taku kendo ne kete bote, duke mos qene Kryeminister i shtetit, ose duke mos qene i zgjedhur i popullit, por duke qene nje individ i suksesshem i shoqerise shqiptare.

Ti Edi, ti qe e udheheq Shqiperine tash ne mandatin e dyte, krejt cka ke arrite ka qene rritja e hapesirave per kultivimin e droges 🙂.

Batoni nuk ke me ty a?”, shkruan Buzhala. (TemA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu