Bytyqi: Mbi 650 milionë euro nga Korridoret 8 dhe 10D do të përfundojnë tek kompanitë vendase

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe anëtarët e Komisionit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d do të paraqesin dokumentacionin dhe detajet e kontratës për ndërtimin e këtyre dy korridoreve, në një procedurë të përshtatshme parlamentare, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi theksoi për TV21 se ndërtimi i seksioneve të korridoreve 8 dhe 10D janë me interes strategjik për shtetin dhe është investimi më i madh në infrastrukturë në shtet.

Ai theksoi se 51 për qind nga vlera e projektit prej 1,3 miliardë euro, përkatësisht 650 milionë euro, do ta marrin kompanitë ndërtimore vendore.

Bytyqi ka komentuar edhe ligjet e reja që duhet të kalojnë në Kuvend për ndërtimin e korridoreve, pasi që sipas tij me këto ligje ka zgjidhe më të mirë, punime më të shpejta dhe kosto më e lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu