Çaj e kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjest simbolik: Borxhin e keni paguar në vitin 1999

Një restorant në Prishtinë ka vendosur të presë tifozët turq me një gjest simbolik, duke u ofruar kafe dhe çaj falas të gjithë atyre që kanë shkuar në Kosovë për të ndjekur nga afër ndeshjen Kosovë–Turqi, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, e që vlen për kualifikim në Kupën Botërore.

Në hyrje të lokalit është vendosur një fotografi që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ku shkruhet: “Sot rivalë, por gjithmonë miq”.

Restoranti shprehet gjithashtu me mirënjohje ndaj tifozëve turq: “Kafe dhe çaj falas për tifozët e Turqisë. E keni paguar në vitin 1999, sot nuk keni asnjë borxh”.

Ndeshja historike Kosovë–Turqi nis në orën 20:45.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu