Caktohet gjyqtari për ndeshjen El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës

Mateu Lahoz është zgjedhur si gjyqtari kryesor për takimin e së shtunës midis Real Madridit dhe Barcelonës, në ndeshjen që njihet ndryshe si El Clasico. Mbretërit janë gati për ndeshjen derbi ndaj Blaugranëve e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Ky takim është paraparë të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ në Madrid. La Liga ka bërë gjithçka gati për ndeshjen më të madhe të tyre dhe tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes El Clasico është zgjedhur i njohuri Mateu Lahoz, i cili ka shumë përvojë në ndeshjet me rëndësi maksimale. Ndërsa vendimi zyrtar do të shpallet të enjten nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA), Marca ka mësuar paraprakisht se Lahoz do të drejtojë El Clasicon.

Megjithatë, para kësaj sfide, Lahoz ka një tjetër ndeshje të madhe për të gjykuar, pasi është caktuar për takimin mes Bayern Munich dhe PSG në Ligën e Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu