Caktohet seanca e Kuvendit për rizgjedhjen e Xhaferit për kryeparlamentar, në pikëpyetje votimi i Qeverisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot (e premte) do të mblidhet për të votuar rizgjedhjen e Talat Xhaferit për një mandat të dytë në postin e kryeparlamentarit.

Siç mëson INA nga burime pranë partive të koalicionit, seanca është caktuar në ora 11:00 dhe se deputetët janë thirrur për të qenë të pranishëm për të votuar.

Paraprakisht deputetët e koalicionit LSDM, Bashkimi Demokratik dhe të partive tjera kanë grumbulluar 20 nënshkrimet e nevojshme për rizgjedhjen e Xhaferit.

Megjithatë ende është në pikëpyetje seanca për votimin e Qeverisë së re, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë shpërthyer përbrenda BDI-së dhe deputetëve të saj lidhur me kandidaturat e propozuara për ministra. Jozyrtarisht siç mëson INA, kjo seancë pritet të mos mbahet as gjatë ditës së sotme.

Koalicioni LSDM, Bashkimi Demokratik, BESA dhe PDSH kanë 62 deputetë, ndërsa për votimin e Qeverisë së re do të duhen së paku 61 deputetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu