Çavuşoğlu konfirmoi: Muajin e ardhshëm, Erdogani do të vizitojë vendet e Ballkanit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm dhe sipas ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, kjo konfirmon përkushtimin e vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton InfoShqip.

Vizita që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha Çavuşoğlu.

Duke theksuar se Turqia mbështet çlirimin e territoreve të okupuara të Azerbajxhanit, Çavuşoğlu tha se vendi i tij qëndron pas së vërtetës dhe drejtësisë dhe paralajmëroi sërish Armeninë që të përmbahet nga provokimet e reja./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu