Çavuşoğlu për vizitë në Katar

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot do të realizojë një vizitë pune në Katar, thuhet në një njoftim zyrtar. Vizita dy-ditore e Çavuşoğlut vjen menjëherë pas turneut të tij në vendet turkofone të Azisë Qendrore, përfshirë Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Kirgistanin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Gjatë vizitës së tij, Çavuşoğlu do të diskutojë me zyrtarët e Katarit mbi zhvillimet aktuale, rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë situatën në Siri dhe fazën e procesit të saj politik, thuhet më tej.

Siria është përfshirë në luftën civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestat pro-demokracisë me një egërsi të papritur. Sipas zyrtarëve të OKB-së, gjatë 10 viteve të fundit qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu