Çavuşoğlu: Problemet me BE-në mund t’i zgjidhim vetëm me dialog dhe diplomaci

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se problemet me Bashkimin Evropian (BE) mund t’i zgjidhin vetëm me dialog dhe diplomaci. Çavuşoğlu pas takimit me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, në ministri zhvilluan konferencë të përbashkët për media. Në një pyetje rreth Samitit të Liderëve të BE-së që do të zhvillohet më 10-11 dhjetor, kryediplomati turk tha se, “BE-ja duhet të ndërmarrë rolin e ndërmjetësuesit të drejtë“.

Ai tha se Turqia në periudhën e fundit ka dhënë mundësi të rëndësishme diplomacisë. “Në rastin e parë anija (sizmike Oruç Reis) u nis me vonesë, në të dytën erdhi në Portin e Antalya-s për mirëmbajtje. Dëshiruam që këto procese të vlerësohen mirë por vërejtëm hapat provokuese të Greqisë dhe palës qipriote greke. Pamë qëndrimet negative. Në një proces të tillë, BE-ja kishte mundësi që të sillte Greqinë dhe administratën greke qipriote në tryezë, fatkeqësisht nuk ndodhi“, tha ai.

Çavuşoğlu gjithashtu theksoi se Greqia ka hedhur hapa provokuese për shkeljen e statusit të ishujve të demilitarizuar, duke shtuar se vendi i tij ka qenë shumë i durueshëm gjatë gjithë këtyre proceseve dhe se Greqia nuk është afruar për dialog. “Problemet me mund t’i zgjidhim vetëm me dialog dhe diplomaci“, tha kryediplomati turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu