“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim”, Vrasja e Ali Larijanit, reagon lideri i ri i Iranit: Herët a vonë, do ta paguani

Udhëheqësi Suprem i Irani, Mojtaba Khamenei, ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për vrasjen e Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Khamenei e cilësoi Larijanin si “një njeri të mençur, inteligjent dhe të përkushtuar”, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë rreth 50 viteve në nivele të ndryshme të sistemit shtetëror iranian.

“Ai kishte përvojë të gjerë në fusha të ndryshme dhe u bë një figurë e shquar falë shërbimit të tij të gjatë”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësi iranian theksoi gjithashtu se vrasja e tij tregon rëndësinë që kishte.

“Nuk ka dyshim se kjo ngjarje dëshmon peshën e tij dhe urrejtjen që armiqtë e Islamit kishin ndaj tij”, tha Khamenei.

Ai paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me pasoja.

“Armiqtë duhet ta dinë se derdhja e këtij gjaku vetëm sa e forcon sistemin islamik. Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim, të cilin autorët e këtij krimi do ta paguajnë herët a vonë”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, Mojtaba Khamenei shprehu ngushëllimet për familjen e Ali Larijani, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu