Largimi zyrtar i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk është fundi i rrëfimit për këtë ngjarje. Pak gjëra do të ndryshojnë në shkurt, sepse të dyja palët tashmë do të kalojnë nëpër periudhën e tranzicionit prej 11 muajve, gjatë së cilës do t’u japin formë marrëdhënieve të reja mes vete.
Përpos tregtisë, pjesëmarrësit e negociatave po mundohen t’i zgjidhin edhe disa çështje të tjera, përfshirë sigurinë, energjisë, transportin, të drejtat e peshkimit, shkëmbimin e të dhënave dhe të drejtat e qytetarëve.
Kështu, gjatë periudhës së tranzicionit, liria e lëvizjes do të vazhdojë të zbatohet njësoj si më parë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Kjo vlen për qytetarët britanikë dhe qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.
Pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, britanikët që jetojnë në zonën e BE-së do të jenë të detyruar t’i përfundojnë procedurat administrative, të vendosura nga qeveritë e secili shtet, në mënyrë që t’i kenë edhe më tutje të drejtat e lirisë së lëvizjes.
Sa i përket udhëtimit, fluturimet, lundrimet e anijeve dhe qarkullimi i trenave do të vazhdojnë pa ndonjë ndryshim.
Edhe lejet e vozitjes që janë lëshuar nga Britania e Madhe do të vazhdojnë të njihen në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së tranzicionit. Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të varet nga negociatat mes dy palëve se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të kësaj periudhe.










