Emisioni satirik “Lajmet e djeshme” që transmetohet në televizionin “Telma”, ka bërë një video material me krerët e partive politike në Maqedoni. Video e publikuar që po bën bujë nëpër rrjetet sociale, fillon me pamjet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti gjatë takimit me presidentin Ivanov. E gjithë ngjarja zhvillohet me fjalët e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilat i tha për media pas takimit me presidentin Ivanon në javën e kaluar. “Unë nuk jam çelësi. Isha çelësi por e hodha tek presidenti Ivanov. Tani ku do ta dërgoj ai çelësin nuk e di” tha Ahmeti pas takimit me presidentin Ivanov.










