“Çelsi” për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës është në duartë e liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kështu vlerësojnë analistët maqedonas duke komentuar amandametet e dorëzuara nga ASH-ja për nenin 2 të Ligjit Kushtetuese, transmeton Zhurnal.
“Pasi që në fazën e parë nuk u morrën parasyshë tetë amandamnetet e tyre, tani kërkojnë implementimin e dy amandamenteve në fazën e tretë të Ndryshimeve Kushtetuese. Këto dy parti sëbashku kanë pesë deputet për të cilët mbetet e paqartë se a do ta mbështesin implementimin e Marrëveshjes së Prespës nëse nuk ju plotësohen kërkesat”, komentojnë ekspertët dhe analistët maqedonas, duke u bazuar në kërkesat e ASH-së dhe BESËS për intervenim në ligjin Kushtetues.










