Celtics barazojnë serinë ndaj Bucks, Golden State Warriors kalojnë në finale të Konferencës së Perëndimit

Boston Celtics ka arritur të barazoj serinë në ndeshjet gjysmëfinale në Konferencës e Lindjes ndaj Milwaukee Bucks. Të udhëhequr nga ylli i tyre Jayson Tatum, Celtics kanë triumfuar në Fiserv Forum me 13 pikë diferencë 95:108.

Tatum ka qenë fantastik në këtë sfidë me 46 pikë, nëntë kërcime e katër asistime për fitoren e Celtics që tani janë 3:3 në ndeshjet e luajtura.

Jaylen Brown kontribuoi me 22 pikë, derisa Marcus Smart shtoi 21 pikë të tjera në fitoren e madhe të Celtics.

Ndeshje fantastike zhvilloi për vendasit Giannis Antetokounmpo me 44 pikë, 20 kërcime e gjashtë asistime, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Bucks. Ndeshja e shtatë dhe vendimtare mes dy skuadrave do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:30 në TD Garden. Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit tanimë është caktuar finalisti i parë.

Golden State Warriors ka triumfuar me 16 pikë epërsi 110:96 ndaj Memphis Grizzlies për të kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 4:2. Klay Thompson me 30 pikë dhe Stephen Curry me 29 të tjera ishin më meritorët për suksesin e Warriors.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu