CEO i Dortmund: Haaland dëshira e madhe e Real Madrid, LaLiga i përshtatet më shumë

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar. Sulmuesit në verë i aktivizohet klauzola që e lejon të largohet për 75 milion euro.

Kjo shifër është më e ulët se vlera e tij e treguat dhe janë disa klube që duan të përfitojnë. Sigurisht ato duhet të paguajnë komisione dhe një pagë të lartë për Haaland.

Në lidhje me të ardhmen e sulmuesit norvegjez ka folur edhe CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Për “Bild” ai ka deklaruar:

E di që të gjitha klubet kryesore europiane e duan atë, veçanërisht Real Madrid. Interesimi i madh i Real Madrid është konfirmuar. Mendoj se liga spanjolle do t’i përshtatej më mirë se Premier League atij. Gjithsesi ne shpresojmë që ai të qëndrojë te Borussia”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu