Ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryetari i LSDM-së pritet të riaktivizohet në skenën politike, shkruan portali Ohridsky, duke spekuluar se ai do të qëndrojë publikisht pas një lëvizjeje të re politike.
Pjesë e kësaj lëvizje sipas portalit rajonal do të jenë ish-anëtarë të njohur dhe aktual të LSDM-së.
Lëvizja siç supozohet i ka rrënjët në zgjedhjet e fundit lokale në Republikën e Maqedonisë, kur në disa komuna u shfaqën kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave, pas mosmarrëveshjeve me selinë e LSDM-së.
“Për qëllimin e ri politik, përkrahësit e Cërvenkovskit tashmë kanë filluar duke krijuar lëvizje në të gjitha qytetet e Maqedonisë, që më në fund në shtator të vitit 2023 të bashkohen të gjithë nën emrin “MAQEDONIA PARA GJITHÇKAJE”, shkruan Ohridsky, duke shtuar se lider i lëvizjes nuk do të jetë Branko Cërvenkovski, as edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Makim Dimitrievski, por një person nga rrethi i ngushtë i Cërvenkovskit, i cili do të ishte surpriza më e madhe në skenën politike.










