Ç’është kjo unazë që po u kërkohet ta përdorin të gjithë në SHBA?

Middle school teacher Kate Stoye puts on an Oura ring, a wearable sleep tracking device, Wednesday, Jan. 7, 2026, in Hiram, Ga. (AP Photo/Emilie Megnien)

Administrata e re e Donald Trump, e nxitur nga lëvizja “Make America Healthy Again”(MAHA), po shfaq një interes të jashtëzakonshëm për “unazat inteligjente” të kompanisë finlandeze Oura. Ky aksesor i vogël, që në pamje të parë duket si një bizhuteri e thjeshtë, është në fakt një pajisje e sofistikuar që monitoron rrahjet e zemrës, oksigjenin në gjak, temperaturën dhe gjumin.

Figura qendrore e këtij trendi është Robert F.Kennedy Jr., Sekretari i Shëndetësisë, i cili synon që çdo amerikan të mbajë një pajisje të tillë 4 katër viteve për të marrë përgjegjësi mbi shëndetin personal.

Ky vizion synon të parandalojë sëmundjet dhe të ulë kostot federale, ndonëse mbështetet nga një rrymë që shpesh është skeptike ndaj mjekësisë tradicionale. Popullariteti i Oura-s i ka kaluar kufijtë partiakë, duke u përdorur edhe nga demokratë si Alexandria Ocasio-Cortez dhe nga Departamenti i Mbrojtjes.

Ky sukses ka bërë që vlera e kompanisë të rritet nga 2.5 miliardë dollarë në 11 miliardë dollarë, duke e kthyer atë në një emblemw. Për të zgjeruar funksionalitetin, Oura ka rritur lobimin në SHBA, duke kërkuar nga FDA rishikimin e rregulloreve.

CEO Tom Hale propozon një kategori të re: “shqyrtuesit dixhitalë të shëndetit”, që do të lejonte pajisjet të njoftonin për probleme si hipertensioni pa pasur nevojë për procesin e gjatë të certifikimit si “pajisje mjekësore”.

Ndonëse FDA ka filluar të lehtësojë disa rregulla, konkurrentë si Whoop mbeten skeptikë. Sfidat kryesore mbeten privatësia dhe siguria e të dhënave. Bashkëpunimi i Oura-s me kompaninë e analizës së të dhënave Palantir ka ngritur dyshime për mbikëqyrje masive, megjithëse kompania i mohon akuzat.

Senatori Bill Cassidy ka propozuar legjislacion për të mbrojtur konfidencialitetin e këtyre të dhënave sensitive me të njëjtat standarde si ato mjekësore. A po shkojmë drejt një epoke ku shëndeti publik do të varet nga një unazë në gisht, apo ky është fillimi i një mbikëqyrjeje të re teknologjike? /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu