Ç’është ky vend në Arabinë Saudite (FOTO)

Në veri të Arabisë Saudite ndodhet qyteti Al-Ula, i cili ka qenë një qendër e gjallë kulturore që nga kohërat e lashta, dhe sot tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Al-Ula në provincën Medine ndodhet në rrugën e Temjanit, një nga rrugët e rëndësishme tregtare historike, si dhe rruga e pelegrinazhit për në Mekë.

Ky qytet ndodhet rreth 1000 kilometra larg nga Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, i rrethuar nga shkretëtira.

Ekziston edhe Hegra, në malin Islip, vendi i parë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Arabinë Saudite, një vend i njohur gjithashtu si Al-Hij. Mbetjet e lashta, varret e gdhendura në gurë dëshmojnë edhe sot për kohën kur atje jetonin Nabateanët, i njëjti qytetërim që jetonte në Petra të Jordanisë.

Kjo zonë tërheq turistë si dhe arkeologë, të cilët gjejnë objekte të lashta në Al-Ula, ku ka edhe shkrime hieroglifike.

Sipas Ministrisë së Turizmit të Arabisë Saudite, puna e gërmimit në rajon zbulon se historia e qytetit daton që nga epoka paleolitike, rreth 200,000 vjet më parë. Kërkimet arkeologjike të kryera në qytet çuan në zbulimin e varreve dhe monumenteve antike që i përkasin epokës së bronzit, më saktë nga viti 3000-2000 p.e.s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu