Gazeta angleze The Sun raporton se Erik ten Hag, trajneri i ardhshëm i Manchester United, tashmë ka marrë një vendim për Cristiano Ronaldon. Kohët e fundit është folur shumë për mundësinë e largimit të portugezit nga stema e Old Trafford në fund të sezonit, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë me Red Devils.
Ten Hag, megjithatë, ka vendosur që ta mbajë yllin portugez dhe madje thotë se “do të ishte marrëzi të mos mbahej Ronaldo i cili ka edhe një vit kontratë”.
Ronaldo u përfol se do largohej nga “Red Devils” pasi dëshiron pjesëmarrjen në Champions League, megjithatë si duket ai ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford”.










