“Çështja e Tahirit mbyllet këtu, shpallet i pafajshëm”

Silva Caka, ish-deputetja e LSI, menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmri Xhafa në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit, ka reaguar emnjë status në profilin e saj ën “Facebook”.

Xhafa tha se nga eksperienca e tij si jurist nuk ka prova konkrete që Saimir Tahiri të fajësohet.

Në një status ironik Caka shkruan se Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë, më mirë se Elisa dhe ka vendosur ta shpallë të pafajshëm Tahirin.

Ajo shkruan:

Kryeprokurori, kryegjyqtari, juristi, Ministri i Brendshëm, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ylli i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë (edhe më mirë nga Elisa) dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Saimir Tahirin nga të gjitha akuzat. Çështja mbyllet këtu dhe mos e zgjasni më! Rroftë reforma!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu