Çështja Haaland, shpërthen Dortmundi: Kjo është marrëzi

Erling Haaland po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, e kjo nuk është një rastësi, por një vazhdimësi e këtij lojtari që ka “zaptuar” skenën e futbollit botëror.

Që nga momenti i mbërritjes në Dortmund, zërat dhe ofertat për të kanë “çarë” dyert e klubit, me këta të fundit që kanë arritur deri më tani ta mbajnë në skuadër.

Vera e ardhshme pritet të jetë edhe më e “nxehta” për Haaland, pasi mediat e bëjnë fakt të kryer largmin e tij. Së fundmi CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joaxhim Watzke ka shpërthyer ndaj këtyre zërave që qarkullojnë prej kohësh.

Ende nuk është vendosur nëse ai vërtet do të largohet verën e ardhshme. Do të shohim. Disa ekspertë thonë: “Ata janë në tregun e aksioneve, ata do të duhet të shesin Haaland gjatë verës.” Kjo është budallallëk. Vendimi për t’i shitur dikujt në klubin tonë merret vetëm nga menaxhmenti. Topi është në fushën e Erling. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Mino Raiola. Nuk është e saktë që ju të mendoni vetëm për paratë. Ai gjithashtu mendon për më të mirën për Erling,” pwrfundon Watzke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu