Çfarë do të diskutohet mes Putinit dhe Erdoganit?

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Putin i uroi mirëseardhje Erdoganit në Socchi, duke falënderuar presidentin turk për ndihmën në sigurimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare që rivendoste eksportet e grurit nga Ukraina.

“Ky është një problem shumë urgjent për shumë vende, mbi të gjitha ato në zhvillim që janë në prag të problemeve të mëdha me furnizimin me ushqime dhe plehra. Vendimet e marra me pjesëmarrjen tuaj të drejtpërdrejtë janë shumë të rëndësishme për të gjitha këto vende”, tha Putin para takimit me Erdoganin.

Por raportet paralajmërojnë se takimi mund të ketë një motiv të fshehtë. Një raport i qeverisë ukrainase i përshkruar nga Washington Post tha se Putin do të kërkonte aksione ruse në rafineritë turke të naftës, terminalet dhe objektet e magazinimit për të ndihmuar në fshehjen e origjinës së eksporteve ruse të naftës përpara një embargoje të planifikuar të naftës nga Bashkimi Evropian.

Gazeta gjithashtu raportoi se Rusia mund të kërkojë llogari korrespondente për bankat kryesore ruse për të anashkaluar sanksionet financiare.

Qeveria ruse nuk e ka konfirmuar raportin dhe nuk ka pasur asnjë tregues se Turqia do të pranojë propozimet, të cilat do ta vendosin anëtarin e NATO-s në rrezik të konsiderueshëm të sanksioneve dytësore.

Në agjendën e bisedimeve, të paktën publikisht, ishte bashkëpunimi ekonomik. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu