Çfarë do të ndodhë nëse protesta vazhdon? Rama kërcënon hapur shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet duke kërcënuar hapur qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të cilët morën pjesë në protestë.

Rama i ka quajtur ata vandalë të cilët nuk e meritojnë fjalën “qytetar” duke shtuar se do të përballen me drejtësinë dhe do të dënohen për dëmet që kanë shkaktuar.

“Ata nuk janë qytetarë, ata shkuan me benzinë e me hunj me vete në protestë, pra ata nuk janë qytetarët. Ata do të flasin para prokurores dhe para gjykatës. Kush shkon me benzinë me vetë nuk janë qytetarë dhe do të dënohet”- tha Rama.

Çfarë do të ndodhë nëse protestat vazhdojnë?

Në protestë ka pasur njerëz që kanë shkuar me benzinë me vete, me hunj për të bërë dhunë, sigurisht që ka pasur edhe qytetarë por të parët janë vandalë.

Kushdo që të ngrejë dorë kundër ligjit do të marrë ndëshkimin e merituar sa herë që ta bëjë këtë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu