Sekretarja e Thesarit e SHBA Janet Yellen paralajmëroi se çmimet e konsumit mund të vazhdojnë të rriten për disa muaj më shumë, por shtoi se ajo pret që inflacioni drastik i kohëve të fundit të lehtësohet me kalimin e kohës, transmeton InfoShqip.
Në një intervistë me CNBC, Jelenova tha se ajo ishte e shqetësuar për problemet që inflacioni mund të paraqiste për familjet me të ardhura më të ulëta, të cilët dëshirojnë të blejnë shtëpi në një kohë kur vlera e pasurive të patundshme po rritet.
Indeksi i çmimeve të konsumit në Shtetet e Bashkuara u rrit me 5.4 përqind në qershor, në normën më të lartë në pothuajse 13 vjet.
Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin çmimet e ushqimit dhe energjisë, u rrit 4.5 përqind, përshpejtimi më i madh në gati tre dekada.
“Do të kemi edhe disa muaj të përshpejtimit të inflacionit. Prandaj nuk po them që ky ishte një fenomen njëmujor. Por mendoj se do të shohim një rënie të inflacionit në normale në një periudhë afatmesme. Sigurisht, duhet ta ndjekim atë me kujdes” – tha Jelenova.
Sipas rezultateve të hulumtimit të fundit nga kompania “S&P CorLogic Case-Schiller”, çmimet e apartamenteve në qytetet më të mëdha amerikane janë rritur me gati 15 përqind.
E gjithë kjo ngre shqetësime se presionet inflacioniste mund të ndalojnë rimëkëmbjen ekonomike agresive të Shteteve të Bashkuara dhe përshkallëzimi i çmimeve të banesave rrit frikën e krijimit të flluskave në tregun e pasurive të patundshme.
“Nuk mendoj se do të jetë i njëjti lloj rreziku që pamë gjatë fillimit të krizës financiare të vitit 2008. Eshtë një fenomen krejt tjetër. Por, unë jam i shqetësuar për mundësinë e pranimit dhe presionet që çmimet më të larta të apartamenteve do të krijojnë për familjet që po blejnë një shtëpi për herë të parë ose kanë më pak të ardhura – shtoi Jelenova.
Megjithëse sondazhet e konsumatorëve tregojnë pritje të inflacionit më të lartë në periudhën e ardhshme, Ministrja e Financave thotë se ajo inkurajohet nga treguesit e tregut që sugjerojnë “ftohje” të çmimeve në planin afatgjatë./InfoShqip.com









